Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili luan për ekipin gjerman Wender Bremen këto ditë po qëndron në Kosovë.
Ai gjatë ditës së sotme është parë rrugëve të Prishtinës, përkatësisht tek “Lagjia e Spitalit” me një veturë luksoze të tipit X6.
Rashica nuk ka qenë i vetëm. Në fotot e siguruara nga Reporteri.net ai shihet i shoqëruar nga e dashura e tij Belkiz Kera, me të cilën është në lidhje tash e disa vite.
Ndryshe njëri ndër lojtarët që tërhoqi vëmendjen gjatë gjithë sezonës së Bundesligës për këtë vit ishte pikërisht ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica i cili shkëlqeu gjatë gjithë sezonës. /Reporteri.net