Dyshja kanë bashkuar forcat për një projekt muzikor.


Morena dhe Ledri do lansojnë bashkëpunimin të cilin siç duket e kanë lënë befasi për fansat pasi nuk kanë zbuluar asgjë deri më tani.

Reperi publikoi ditën e djeshme pak nga kënga e re dhe nuk zbuloi detaje tjera vetëm se shkroi se shumë shpejt do e lansojë.

Reklamë

Në postimin e tij nuk i mungoi komenti nga Morena e cila ka cituar pak nga teksti i projektit muzikor dhe kjo aludon se është pjesë e këngës.

Tutje, javën e kaluar të dy këngëtarët kanë qenë në Dubai dhe mbase edhe atje i kanë përfunduar xhirimet. Tutje, theksojmë se ky është projekti i parë i Ledrit dhe Morenës për vitin 2021.