×
  • Show Time
  • Show Time

    Fero thotë se e ka shtyrë datën e lansimit të albumit dhe tregon arsyen

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 8:34

    Rep-artisti kishte bërë të ditur se në muajin maj do publikojë albumin e tij.


    Megjithatë, ai ka njoftuar se e ka ndryshuar datën dhe ka arsye për këtë, shkruan lajmi.net.

    Përmes një storie në profilin e tij zyrtar në Instagram, Fero tha se për shkak të një kënge të re të cilën do ta bëjë pjesë të albumit është shtyrë.

    Tutje i njëjti tha se ky projekt muzikor do jetë një diss por që nuk zbuloi se kujt po i drejtohet, sidoqoftë mund të aludohet se mund të jetë dedikuar labelit OnRecords me të cilët kishte një debat së fundi lidhur me blerjen e klikimeve.

    Po ashtu, përveç OnRecords mund të jetë dedikim për reperin gjerman Capital Bra i cili tha se edhe ai ka blerë klikime madje në postim ndër të tjera shkruan: “M’shtin gjermanët me e shty albumin”.

    Ndryshe, reperi po vazhdon ta shijojë epitetin baba i cili edhe po ndanë imazhe të vajzës në rrjete sociale por duke mos i zbuluar ende fytyrën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!