×
  • Show Time
  • Show Time

    “Shumë krenarë me ty”, familja e Dua Lipës publikojnë pamje nga performanca e saj në Brits 2021

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 7:10

    Performanca e Dua Lipës në “Brit Awards” e elektrizoi skenën mbrëmë.


    Dua Lipa është këngëtarja e cila morri në shtëpi dy çmime shumë të rëndësishme sot në “Brit Awards” 2021, shkruan lajmi.net.

    Ajo ishte e nominuar në 3 kategori dhe arriti që t`i fitonte 2 nga çmimet, kështu sigurisht duke i bërë të lumtur të gjithë fansat e saj në mbarë botën pa i përjashtuar edhe familjen e saj.

    Ata u shfaqën krenarë me të kur Dua fitoi çmimin më të rëndësishëm “Albumi më i mirë i vitit” teksa edhe ndanë pamje nga performanca e saj elektrizuese në skenë.

    Performanca e Duas filloi mjaft interesant ku tregon këngëtares në një stacion treni e veshur me një pallto të gjerë por me pas ajo vazhdon duke kënduar në tren ku shihet me një pallto me dizajn të flamurit britanik.

    Familja e Duas ishte sigurisht mëse krenarë me të duke postuar në rrjete sociale pamje nga performanca e saj ku trenonin se ata ishin aty me të duke i dhuruar mbështetje pa kufi.

    “Jemi krenarë me ty”, shkroi motra e Dua Lipës, Rina Lipa në njërën nga postimet e bëra në Instastory.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!