×
  • Show Time
  • Show Time

    Teuta Krasniqi paralajmëron padi ndaj vajzës që e akuzoi atë dhe ekipin për keqtrajtim të qenit endacak

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 10:18

    Gjatë të hënës një qytetare ka akuzuar aktoren Teuta Krasniqi për keqtrajtim të një qeni teksa po xhironte një skenë filmi.Këto akuza vijnë pasi artistja prej vitesh ka treguar se është vegane dhe se nuk ushqehet me mish, apo produkte të kafshëve.Por, Teuta Krasniqi ka zgjedhur emisionin e mëngjesit në T7, #Gjesi që ta sqarojë të gjithë situatën, duke reaguar ashpër.


    Ajo tha se qeni është shëndosh e mirë, dhe sipas saj akuzat e vajzës kanë qenë shumë të rënda.
    “Fjala keqtrajtim është tepër e randë. Edhe pikërisht është ajo fjalë e cila ka mem bo me marrë masa, në aspektin ligjor”Po ashtu Krasniqi ka treguar se çfarë filmi kanë qenë duke xhiruar.

    “Tash e 23 ditë jemi duke xhiruar filmin “Lëkura e Krokodilit”, me regji dhe skenar të Ilirian Himaj. Meqenëse edhe filmi flet për një dashni të ngushtë mes njeriut dhe kafshëve, në këtë rast jo vetëm të qenve, por ne kemi në xhirim arinjë, drenusha, me qenë, peshqi, e kështu me radhë meqenëse edhe filmi flet për një dashni të madhe mes njeriut dhe kafshëve. Natyrisht që na është dashtë me xhiru edhe me kafshë, ka thënë Krasniqi për #Gjesi“Njëri prej skenave të xhirimit është kur njëri prej personazhëve më negativ që e kemi në skenar e ka skenën ku pa pikë mëshire e vret qenin. Normal që kur na është dashtë me bo këtë skenë na është dashtë me kërku ndihmën e veterinarit, se askush nga ekipi nuk është cmend me bo dicka të paliggjsme. Me asistencën dhe ndihmën e veterinarit ai natyrisht që ka ardh shumë orë përpara. Gjatë kohës sa ka qenë qeni flejtun veterinari e ka kry krejt atë punë. Edhe shumë orë pasi është zgjuar qeni që ka qenë shnosh e mirë edhe është shnosh e mirë, ne ende e shohim atë qenë. Madje ne kemi postuar dje video me qenin pikërisht tek vendi ku ai rrin zakonisht. Gjithcka është në rregull. Ai është mirë”, u shpreh për #Gjesi aktorja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!