Stresi ka reaguar sërish në lidhje me vrasjen e mikut të tij, Mehmet Qema. Ai ka publikuar bisedën e fundit me të ndjerin ku krah së cilës ka shkruar dhe disa fjalë mjaft prekëse duke i shprehur ngushëllime familjes.
“Mua po më ruan vëlla, ty s’të ruajti shumë, pa kuptim kjo jetë…U prefsh në paqe Tallman. Flm për respektin. Arkimedi të do fort, do të kujtoj me mall, ngushëllime familjes”, u shpreh reperi.
E mbytën grabitësit se nuk tregoi paratë, del ekspertiza për vdekjen makabre të Karolinës në prani të foshnjes
Të shumtë kanë qenë ata personazhe të njohur të cilët kanë shprehur dhimbje për humbjen e Qemës i cili u vra dy dit më parë nga shoku i tij, Marjus Dema.
Autori i krimit, Marjus Dema u vetëdorëzua dhe në dëshminë e dhënë Dema i ka thënë policisë së ai nuk e dinte se arma ka qenë e mbushur me plumba dhe se ngjarja ndodhi nga pakujdesia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.