Me dritat kuq e zi, zërin karakteristik dhe gjuhën shqipe, Anxhela Peristeri ka lënë shenjën e saj në skenën e “Eurovisionit” ku bëri provat e para për natën e madhe.
“Zoti nuk ma fal, t’ thirra por zë nuk kam. Lotët mbledhur në dorë, të ndryshkur janë”, ky është refreni i këngës “Karma” me të cilën këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin muzikor.
Anxhela ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me zërin dhe talentin e saj por me veshjen! Ajo ka zgjedhur një body me gurë të shndritshëm, i cili i nxjerr në pah format elegante të turpit. Ndërsa për flokët dhe fytyrën ka zgjedhur një look më të thjesht.
Tre ditë më parë, këngëtarja është nisur drejt Holandës, ku edhe do të zhvillohet festivali muzikor.
“Eurovisioni” do të mbahet nga 18-20 maji dhe Anxhela do të përforcojë e 11-ta në radhë.
Mezi presim që Anxhela t’i vejë flakën skenës së “Eurovisionit”!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.