×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi e mbyll me gol sezonin në Turqi

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 23:07

    Vedat Muriqi e ka mbyllur sezonin në Turqi në mënyrën më të mirë, duke shënuar dhe asistuar, ndonëse skuadra e tij u mposht 3-2 nga Trabzonspori.


    Fillimisht, Muriqi asistoi për Boldrin që realizoi për 1-0 në minutën e 16-të, para se miqtë të përmbysin gjithçka dhe të shënojnë tre gola të shpejtë.

    Në pjesën e dytë, Muriqi tregon se është në super formë, teksa shënoi për 2-3 në minutën e 65-të.

    Për Muriqin ky ishte goli i 17-të në kampionat dhe në Kupën e Turqisë, teksa ka asistuar edhe 9 herë për shokët e skuadrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!