Arbenita ende nuk e beson që është bërë nënë.


Modelja Arbenita Ismajli ka pak kohë që u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë.

Ajo dhe partneri i saj, reperi Fero, vendosën që vajzën ta pagëzonin me emrin Nina.

Reklamë

Dyshja publikojnë kohë pas kohe fotografi me të, por nuk preferojnë që ta zbulojnë portretin e vogëlushes.

Së fundi, Arbenita postoi një video me vajzën në krah, ndërsa thotë se nuk e beson ende që u bë nënë.