Në aferën “Ibiza”, e cila rrëzoi shefin e grupit të deputetëve të FPÖ-së, Juhan Gudennus dhe zëvendëskancelarin austriak Heinz-Christian Strache, shkaktoi një krizë të rëndë politike në Austri, po del e përfshirë edhe një grua serbe, shkruajnë sot mediat serbe, transmeton Reporteri.net.
Një agjente tregtare 30 vjeçare e pasurive të patundshme me prejardhje serbe lidhi ish-nënkryetarin e FPO-së, Johan Goudenus me një avokat me origjinë iraniane dhe kështu u ngrit kurthi në të cilin ra “Strach”.
Supozimet janë se avokati vjenez, së bashku me një detektiv dhe me ndihmën e një gruaje letoneze, e cila u paraqit rrejshëm si mbesa e një miliarderi rus, ngriti kurthin që çoi në krizën e qeverisë austriake.
Sa i përket gruas serbe, avokati e përdori atë për të ardhur deri te Gudenhausen, duke pretenduar se kishte një kliente për të.
Për shumë vite ajo kishte qenë mike e familjes Gudenus dhe u u kishte thënë atyre se dikush është i interesuar për pronën e tyre.
Ndryshe pas dorëheqjes së zv.kancelarit Heinz-Christian Strache, i cili u përfshi në një skandal korrupsioni me rusët Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka deklaruar se vendi do t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme sa më shpejtë që të jetë e mundur. /Reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=CMwXuuGYq44