“Eurovision 2021” – është një nga ngjarjet e profilit të lartë të zhvilluara deri më tani në një periudhë pandemie, duke paraqitur një sfidë që duhet të balancojë sigurinë publike me dëshirën për argëtim.
Një shfaqje e plotë u përjashtua në fillim të këtij viti por ‘anulimi përsëri nuk ishte kurrë një konsideratë’, sipas Martin Osterdahl, mbikëqyrësit ekzekutiv të “Eurovision”.
“E gjitha është një pjesë e kthimit në normalitet. Ne gjithmonë kemi thënë pa marrë parasysh se çfarë ndodh me pandeminë, ne do të kemi një garë këngësh”.
Nga 39 vendet që janë pjesëmarrëse, 26 kanë ri-përzgjedhur këngët e vitit 2020.
Shumë nga vendet kanë udhëtuar për në Rotterdam dhe po ndjekin udhëzime të rrepta për të shmangur një shpërthim të COVID-19.
“Unë dhe ekipi im testojmë njëri-tjetrin çdo ditë”, thotë përfaqësuesja e Greqisë, Stefania.
“Ne jemi vërtet të kujdesshëm me njëri-tjetrin. Të gjithë mbajnë distancën dhe respektojnë zgjedhjet e njëri-tjetrit. Unë nuk përqafoj askënd”.
E njëjta gjë vlen edhe për Vasilin, që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, i cili ka qëndruar plotësisht larg njerëzve.
Në vendin e ngjarjes, Ahoy Arena të Roterdamit, kontrollet janë të vendosura dhe të gjithë në vend duhet të testohen çdo 48 orë.
Këto protokolle sigurie u vunë në funksion kur një anëtar i pranishëm rezultoi pozitiv në coronavirus. Më pas, pjesa tjetër e ekipit të tyre duhej të karantinoheshin teksa po prisnin për rezultatet e testit.