×
  • Show Time
  • Show Time

    Jennifer shtatzënë, në pritje të fëmijës së tretë

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 21:27

    Jennifer Love Hewitt dhe bashkëshorti i saj Brian Hallisay janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë!


    Aktorja 42-vjeçare thotë se lajmi është një surprizë e këndshme!

    “Ne gjithmonë kemi qenë të hapur për një të tretë, por patjetër që nuk kemi menduar që do të ndodhte në këtë moment”, tha ajo për revistën People.

    “Mendoj se deri më tani kemi qenë në gjendje të rrisim dy fëmijë me të vërtetë të veçantë që do të jenë për t’u marr shembull. Kjo ka qenë një dhuratë kaq e këndshme, e bukur dhe befasuese në këtë kohë që duhet të jem në gjendje të bëj sërish të njëjtat gjëra me një qenie njerëzore të vogël”.

    Çifti janë prindër të djalit Atticus James 5 vjeç, dhe vajzës Autumn James 7 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!