×
  • Lajme
  • Botë

    Dita e fundit e zgjedhjeve për Parlamentin Europian

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 12:03

    Dhjetëra miliona votues në 21 shtete të Bashkimit Europian, mund të votojnë sot, në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Europian.


    Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria, janë në mesin e shteteve, që sot mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Europian prej 751 ulësesh.

    Shtatë shtete të BE-së tashmë kanë votuar, në zgjedhjet, që nisën më 23 maj, dhe rezultatet preliminare pritet të dalin sot pasi të përfundojnë votimet në të gjitha shtetet.

    Sondazhet sugjerojnë se partitë e ekstremit të djathtë, populistët euro-skeptikë nuk do të kenë rezultate të mira, ashtu siç kishin parashikuar disa vëzhgues. /REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!