Përfundon votimi për Parlamentin Evropian në Gjermani, Greqi, Holandë dhe Austri .
Sipas Exit poll në Gjermani ka fituar partia e CDU-CSU.
CDU/CSU (Unioni kristiandemokrat/kristiansocial) 28,0%,
Tё Gjelbёrit (partia ekologjiste)22,0 %,
SPD (Partia Socialdemokrate) 15,5 %,
AfD (Alternativa pwr Gjermaninw) 10,5 %,
E Majta 5,5 %,
FDP (Partia Liberal-Demokrate) 5,5 %,
Tё tjerat 13,0 %
ndërsa në Greqi kanë fituar konservatorët me 36% të votave.
Në Holandë ka fituar partia Laburiste me 18,10% dhe partia e Mark Rutte ka dalë e dyta.
Në Austri, sipas Exit poll ka fituar partia e kancelarit Kurz.
Sipas parashikimeve të publikuara nga Parlamenti Europian muajin e kaluar, blloku i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Evropiane do të humbasë 37 nga 217 vendet dhe grupi i qendrës së majtë S & D do të bjerë nga 186 në 149 vende. Nga grupimet e ekstremit të djathtë, grupi Evropa e Kombeve dhe Lirisë parashikohet që të rritet nga 37 në 62 vende.
Përkrahësit e një integrimi më të fuqishëm në BE, të udhëhequr nga presidenti francez Emmanuel Macron, argumentojnë se sfidat si ndryshimet klimatike dhe frenimi i emigracion janë shumë të mëdha për t’u përballuar nga vendet evropiane në mënyrë individuale.