×
  • Lajme
  • Botë

    40-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në një kanal në Belgjikë

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 20:10

    Një 40-vjeçar nga Shqipëria është gjetur i pajetë në Belgjikë, në një kanal në Vinderhoute, Lievegem.


    Sipas medieve vendase, të cilat citojnë burime zyrtare nga prokuroria, identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Trupi i pajetë është vënë re nga një kalimtar.

    Forcat zjarrfikëse nxorën kufomën nga uji dhe lajmëruan policinë e prokurorinë, ndërsa autoritetet thanë se kemi të bëjmë me një vrasje për shkak se në trupin e tij janë gjetur shenja dhune,

    Autoritetet vendase vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!