Një bust mermeri 2,000-vjeçar, i gjetur brenda një muri mesjetar në Romë, mund të përshkruajë fytyrën e Dionisit, perëndisë së lashtë të verës dhe festimit.
Arkeologët zbuluan bustin gjatë gërmimeve të fundit pranë Forumit Romak, në zemër të qytetit, sipas The Local.
Parku Arkeologjik i Koloseumit ndau lajmin e zbulimit në Facebook, duke thënë se busti ishte në ‘gjendje të shkëlqyeshme’.
Sipas ekspertëve, statuja daton nga periudha ndërmjet shekullit të parë para Krishtit dhe shekullit të dytë të erës sonë, përcjell ksp. Ajo do të restaurohet dhe përfundimisht do të vihet në shfaqje.
Përveç verës dhe festimit, zoti Dionis te grekët e vjetër gjithashtu përfaqësonte pjellshmërinë dhe ekstazën fetare.
Statuja e zbuluar është krijuar prej mermeri të bardhë dhe përpjekjet shtesë të pastrimit mund të zbulojnë edhe më shumë ngjyrën e saj origjinale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.