×
  • Sport
  • Sport

    Kapiteni i Liverpoolit tregon se si ishte të përballej me Messin

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 8:30

    Ndeshja e parë mes Liverpoolit dhe Barcelonës, në Camp Nou, ishte edhe hera e parë që kapiteni i klubit anglez, Jordan Henderson, u takua me yllin e klubit kundërshtar, Lionel Messin. Tani ai ka folur për përvojën e të qenit kundërshtar i një futbollisti që nga shumë konsiderohet më i miri në botë.


    Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon u takuan Barcelona dhe Liverpoolit. Në ndeshjen e parë, Lionel Messi i shënoi dy gola për t’ia falë skuadrës së tij fitoren 3:0, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu siç dëshironin katalonasit në ndeshjen kthyese, pasi që Liverpooli e përmbysi rezultatin në mënyrë tronditëse duke siguruar fitore me rezultat 4:0 dhe duke e siguruar kështu një vend në finale.

    Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, nuk kishte qenë titullar në ndeshjen e parë, por ai e zëvendësoi Naby Keitan gjatë ndeshjes. Kjo ishte hera e parë që Hendersoni luajti kundër Messit.

    “Ndodhi që unë e zëvendësoi shumë herët gjatë ndeshjes Naby Keitan, pasi që ai mbeti i lënduar. Ishte hera e parë që unë kisha qenë në një fushë me Lionel Messin”, ka thënë Henderson për DailyMail.

    “Ti nuk mendon më vete: “Oh Zot, ai është aty”, por nuk ka asnjë dyshim që ai e luan lojën më ndryshe sesa kur e shikon në televizor. Ai është shumë i shpejtë”.

    “Kur e mendoj goditjen e tij të lirë tani, unë ende nuk mund ta besoj që ai e shënoi. Në fakt unë mendova se do t’ia gjuante topin ndonjë bashkëlojtari të tij”.

    “Unë ju kam thënë se sa i mirë mendoj që Alissoni, por Messi e vendosi topin në një zonë të portës që Alissoni nuk mund ta mbrojë. Shpejtësia, saktësia – gjithçka ishte absolutisht e përsosur”.

    “A mendova t’ia kërkoj fanellën? Jo, kurrë nuk e bëj një gjë të tillë. Roy Keane më kishte thënë kur isha në Sunderland se nëse ia kërkon dikujt fanellën, dukesh se je i mahnitur me ta”.

    “Unë shkova në shtëpi me fanellën e Luis Suarezit. Luis është një djalosh i mirë dhe ai ma dha atë si gjest që ne kishim luajtur bashkë në Liverpool. Nuk e di çfarë ka bërë ai me fanellën time”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!