Chelsea përballet me Arsenalin në finalen e Ligës së Evropës në Baku sonte, pasi ata synojnë të arrijnë trofeun e parë nën Maurizio Sarrin.
Megjithatë, kjo ndeshja mund të jetë e fundit për disa lojtarë të ‘Bluve’. Asnjëri më shumë se Eden Hazard.
Ky nuk do të jetë lajmi ideal që tifozët e Chelseat do donin ta shihnin në ditën e finales së Ligës së Evropës, por duket se ylli belg është pranë largimit nga ‘Stamford Bridge’.
Kjo për shkak se ai thuhet se është pajtuar për një transferim rreth 115 milionë funte te Real Madrid, duke nënshkruar një kontratë me vlerë 400,000 funte për javë, që do të thotë se ndeshja e sontme do të jetë e fundit për të me fanellën e Chelseat.
Dhe presidenti i Realit, Florentino Perez konfirmoi se ekipi i tij ka dashur ta sjellë Hazardin në klub për një periudhë të konsiderueshme kohe, duke thënë: “Ne kemi qenë duke u përpjekur ta bëjmë Hazard një lojtar të Real Madridit për disa vite. Por duket se këtij durimi i ka ardhur fundit”.
Dhe sipas raportimeve të fundit, 28-vjeçari do prezantohet përpara tifozëve më 3 qershor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.