×
  • Lajme
  • Botë

    Grabiste me armë, kapet shqiptari që ‘terrorizonte’ Greqinë

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 17:11

    Një 27-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke për plaçkitje në zonën Zografou. Ai u arrestua në fushën “kampus” të policisë së sigurisë Subdivision të Athinës.


    I riu shqiptar akuzohej për grabitje në mënyrë të përsëritur.

    Sipas policisë, autori i krimit, ka kërcënuar me armë zjarri dhe në mënyrë sistematike ka kryer grabitje në Agjencinë e lojërave të fatit.

    Pas një kontrolli në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, 18 fishekë, një thikë xhepi dhe një sasi prej 445 euro.

    Deri më tani janë zbuluar pesë raste të plaçkitjeve, me shumën totale të grabitjeve prej 10,000 euro. I arrestuari u dërgua në prokurorinë publike të Athinës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e rasteve të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!