Vrasja e qindra balenave është vetëm një ‘pjesë e natyrshme e jetës’ në Ishujt Faroe. Vendasit e kanë skuqur bregdetin me therjen e tyre dhe pamjet shqetësuese e vazhdojnë të shokojnë admiruesit e kafshëve anembanë globit, të cilët iu bëjnë thirrje banorëve të Ishujve që t’i japin fund dhunës.
Një zëdhënës i qeverisë tha se kjo ndoshta mund të jetë një ‘pamje dramatike’ për të huajt, por mishi i balenave është një ‘pjesë e çmuar e dietës kombëtare në Ishujt Faroe’.
Çdo verë, rreth 800 balena pilot masakrohen në gjiret e Ishujve, ndërsa banorët përgatiten për muajt e ashpër të dimrit.
Páll Nolsøe, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, tha se 145 balena dhe 7 delfinë janë vrarë vetëm dje në gjirin Torshavn.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.