×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Arsenalit e duan Xhakën për kapiten

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 23:08

    Mesufushori shqiptar, Granit Xhaka ka marrë simpatinë e tifozëve të Arsenalit, të cilët e duan për kapiten nga sezoni i ardhshëm.


    Pas humbjes prej 4 me 1 nga Chelsea në finalen e Ligës së Evropës, Xhaka i “detyroi” bashkëlojtarët që të duartrokisnin tifozët e Arsenalit pas përfundimit të ndeshjes, në shenjë respekti për përkrahjen.

    Në rrjetet sociale tifozët e Arsenalit e kanë lavdëruar Xhakën për këtë veprim, derisa aspak nuk janë ndarë të kënaqur me lojtarët e tjerë që menjëherë kishin tentuar ta lëshojnë fushën pa i përshëndetur tifozët.

    Njëri nga tifozët ka shkruar në Twitter se, “në sezonin tjetër kapiten duhet të jetë Xhaka, ka përvojë pasi është kapiten i Zvicrës dhe është një lider natyral, jo vetëm për shkak të kësaj por ai ka pasion dhe respekton tifozët”, transmeton Koha.net.

    E në një postim në Instagram, Xhaka ka shprehur zhgënjimin e tij për mos triumfin në Ligën e Evropës, derisa ka falënderuar tifozët për përkrahjen.

    “Vërtet është e dhimbshme që s’mund ta fitonim sërish këtë trofe. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur në Baku dhe ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen gjatë këtij sezoni”, ka shkruar Xhaka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!