Një fëmijë 16-vjeçar ka humbur jetën si dhe një person tjetër është plagosur, si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite, teksa tentonte të kalonte “Murin e Ndarjes” për të falur namazin e xhumasë në Mesxhid-i Aksa.
Sipas njoftimit të bërë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr ndaj dy palestinezëve të moshës 16 dhe 21 vjeç, të cilët ishin duke përpjekur që ta kalojnë Murin e Ndarjes në jug të Bregut të pushtuar Perëndimor.
Abdullah Ghaith, palestinezi 16 vjeçar ka vdekur si pasojë e të shtënave, ndërsa i riu tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Izraeli, me anë të “Murit të Ndarjes” pengon hyrjen e meshkujve të moshës nën 40 vjeç në Kuds nga Bregu Perëndimor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.