Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se do të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
“Më 18 qershor do të shpall kandidaturën time presidenciale, së bashku me zonjën e parë, Melanie, zëvendëspresidentin, Mike Pence dhe zonjën e dytë, Karen Pence”, tha Trump.
Shpallja do të bëhet në një miting në Orlando të Floridës. Trump do të shpenzojë mbi 30 milionë dollarë për zgjedhjen e tij, më shumë se çdo kandidat tjetër demokrat, veç 41 milionë dollarëve që presidenti ka kursyer në bankë.
Fondin më të madh nga kandidatët demokratë e ka senatori Bernie Sanders me 18 milionë dollarë. Pavarësisht asaj se ende nuk e ka shpallur ofertën e tij, Trump tashmë ka nisur fushatën duke organizuar mitingje në shtetet e Pensilvanisë dhe Floridës. Presidenti amerikan së fundmi po ashtu ka arritur vlerësim më të lartë në dy vitet e fundit të presidencës së tij, 48%, sipas një sondazhi nga Universiteti i Harvardit. /ATSH/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.