Anthony Joshua nuk është më kampion bote në kategorinë e rënë, duke humbur kështu tre titujt që i zotëronte në WBO, IBF dhe WBA ‘Super’, kundër Andy Ruiz.
Pas humbjes së Joshuas, tifozët e boksit ishin të dëshpëruar të shohin se çfarë kishte për të thënë Tyson Fury, ai që kishte ‘fërrka’ gjatë tërë kohës me britanezin, shkruan Reporteri.net
Megjithatë, reagimin që e priste bota e boksit erdhi, por në një mënyrë krejtësisht tjetër, pasi kësaj radhe Fury kishte fjalë të tjera për Joshuan.
Sado ‘llafazan’ që është, Fury kësaj radhe zgjodhi ta vlerësonte atë dhe ta motivonte për një rikthim të shpejtë.
“Anthony Joshua ndryshoi yjet e tij gjatë jetës. Boks i peshave të rënda këto gjëra ndodhin, pusho pak, rigjenerohu, rigrupohu dhe kthehu përsëri”, ka shkruar Fury.
Si një kampion i vërtetë, Joshua e mori humbjen me klas, duke vlerësuar kundërshtarin që e rrahu dhe duke treguar se do të kthehet.
View this post on Instagram
This is Andy’s night, congratulations Champ ??
A post shared by Anthony Joshua (@anthony_joshua) on
“Boksi është një sport i rëndë, por unë punoj shumë dhe u mposhta nga një luftues i mirë, do të jetë interesante të shohim se sa larg do të shkojë ai, por e gjitha kjo është pjesë e një rrugëtimi”, ka thënë 29-vjeçari për Sky Sports pas luftës.
Joshua poashtu ka konfirmuar se ai do të shikojë mundësinë e kluazolës për rimeç./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.