Pas triumfit të Ligës së Kampionëve, lojtarët e Liverpoolit janë pritur si heronj pasi janë kthyer në qytetin e tyre.
Mijëra tifoz janë dalë në rrugë për të pritur kampionët, ndërsa autobusi i hapur me lojtarët ecte nëpër rrugë.
Në video siç mund të shihni tifozët me flamuj të Liverpoolit ndjen autobusin dhe festojnë së bashku me lojtarët.
Festa në qytetin e Liverpoolit sigurisht se nuk do të përfundoi këtu, ajo pritet të zgjasë tërë natën.
Kujtojmë se Liverpooli mposhti të shtunën mbrëma në finale të Ligës së Kampionëve skuadrën e Tottenham-it me rezultat 2-0. Golat për “The Reds” i shënuan Mohammed Salah dhe Divoc Origi.
Kujtojmë se ky është titulli i gjashtë i Evropës për Liverpoolin. /Reporteri.net/.
