×
  • Lajme
  • Botë

    Malajzia “betejë” për të shpëtuar gjuhën shekullore

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 21:08

    Sara Santa Maria drejton kurse të përjavshme në shtëpinë e saj në Malaka të Malajzisë për t’u siguruar që brezat e rinj të mësojnë “Papia Kristang”, një gjuhe shekullore kreole, e konsideruar një lloj përzierjeje e portugalishtes dhe variantin e lashtë të gjuhës vendase, dhe që sot, është në një prag zhdukjeje.


    “Druhem shume se Kristangu do te zhduket. Një numër i madh euro-aziatikësh janë zhvendosur prej këtej, e fëmijët e tyre flasin vetëm Malay dhe anglisht”, u shpreh Sara Santa Maria, mësuese.

    Kristangu u zhvillua si gjuhë pasi portugezët e kolonizuan rreth 500 vjet më parë portin e Malakës, -një prej dy rrugëve më të rëndësishme të tregtisë detare në botë-, dhe u martuan me gra te zones.

    Ishte koha kur Portugalia e vogël po krijonte një perandori të sajën globale dhe Malacca konsiderohej si qendra e tregtisë tejet të frytshme të erëzave.

    Pas sundimit portugez, ajo ra në duart e holandezeve dhe me vonë e morën britaniket, të cilët e mbajtën deri kur Malajzia shpalli Pavarësinë. Qyteti në bregun perëndimor të vendit ende ka gjurmë të sundimit kolonial që e kanë bërë të njohur për turistët, duke përfshirë këtu ndërtesat holandeze me mur të kuqe dhe strukturën rrethuese që ka mbetur nga një kështjelle dikur të fuqishme portugeze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!