Një anije turistike është përplasur me një port në Venecia këtë të dielë.
Aty ajo ka goditur një anije të vogël të turistëve dhe po ashtu ka krijuar panikë tek turistët që ishin duke qëndruar në port, raporton CNN.
#Venezia #VIDEO la nave da crociera #Opera di @MSC_Crociere fuori controllo ha speronato stamattina il battello fluviale #Michelangelo e la banchina.
Qualcuno ci spiegherà perché le navi che salvano vite sono sotto sequestro, mentre queste #grandinavi sono libere di far danni. pic.twitter.com/mSyhCMvvZc
— Beppe Caccia (@beppecaccia) June 2, 2019
Katër persona raportohet që janë lënduar, ndërkohë bëhet e ditur se arsyeja e përplasjes së anijes ka qenë për shkak të problemeve mekanike që kanë bërë që ajo të mos mund të ndalet, shkruan Express.
Venecia është një ndër vendet më të vizituara në botë sidomos tani pranë sezonës të verës.