×
  • Sport
  • Sport

    E zezë dita për Neymarin: Pas publikimit të bisedave private të gruas që po e akuzon për përdhunim, tani po hetohet nga policia

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 9:25

    Policia e ka nisur një hetim ndaj Neymarin për publikimin dhe shpërndarjen e fotografive private të një gruaje, e cila e akuzon brazilianin për përdhunim.


    Ylli i Paris Saint-Germainit bëri publike fotografitë dhe bisedat private me gruan në pyetje në një video të postuar në llogarinë e vet zyrtare në rrjetin social Instagram, përmes të cilës ai u përpoq ta shpjegojë veten.

    Policia e vizitoi qendrën stërvitore Granja Comar – ku ekipi kombëtar i Brazilit është duke u përgatitur për Kupën e Amerikës, e cila do të zhvillohet këtë verë – për ta marrë në pyetje Neymarin, sipas mediave spanjolle.


    Neymar, megjithatë, nuk ka qenë prezent në qendrën stërvitore kur policia kishte shkuar aty. Ai do të thirret në stacion policor për t’u deklaruar.

    Policia po ashtu theksoi se do t’ia konfiskojë telefonin lojtarit.

    “Duam të kemi qasje në të gjitha materialet e Neymarit, jo vetëm në videot e edituara”, kanë thënë hetuesit policorë.

    Neymar u akuzua nga kjo grua se pas një takimi në një hotel në Paris më 15 maj, braziliani ishte dehur dhe ishte bërë i dhunshëm, duke e sulmuar atë seksualisht.

    Braziliani i mohon akuzat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!