×
  • Sport
  • Sport

    ‘Eskalon’ Agim Cana, tani akuzon referin e ndeshjes dhe portierin e Vëllaznimit për trukim

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 10:29

    Presidenti i Vëllaznimit të Gjakovës, Agim Cana, është rrëfyer pas dështimit të ekipit të tij për tu inkuadruar në Superligën e Kosovës në futboll.


    Vëllaznimi humbi në ndeshjen e barazhit me shifrat 4:2 nga Trepça ’89.

    Cana pas ndeshjes e ka akuzuar rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Mervan Bejtullahun.

    Ai në një intervistë për ‘Sports Show’ në Klan Kosova ka apeluar organet e hetusisë që të marrin masa. Ndër të tjera Cana ka thënë se Bejtullahut në këtë ndeshje i ka ndihmuar shumë edhe portieri i Vëllaznimit, Altik Muhaxhiri.

    “Portieri i ka ndihmuar gjyqtarit. Atë po e akuzojnë edhe tifozët e Vëllaznimit. Në dy ndeshje ndaj Trepçës ’89 i ka pranuar tetë gola dhe kjo gjë është e çuditshme. Për mendimin tim është portieri më i mirë në Kosovë”.

    “Unë e di se ai po ndjehet shumë keq andaj do të ishte mirë që hetuesia të merrte masa në mënyrë që edhe ai të jetë i qetë. Nuk po akuzojë për kurdisje portierin”, ka thënë Agim Cana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!