Së fundmi lajmi se Zaimina Vasjari ka marrë një post pune si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut, “pushtoi” të gjitha portalet dhe u komentua shumë.
Ndërkohë që mediat online po “zienin” nga ky lajm, të gjithë ishin kuriozë të dinin se çfarë ka Zaimina për të thënë në lidhje me këtë temë.
Ajo ka thyer sot heshtjen, por jo me ndonjë deklaratë, pasi bukuroshja brune ka zgjedhur të tregoj që pavarësisht se çfarë shkruhet, ajo vazhdon të shijojë jetën, e në veçanti pushimet që po bën me familjen e saj.

