×
  • Sport
  • Sport

    Këta janë 5 lojtarët më të paguar tek Përfaqësuesja e Kosovës – veç dy milionera

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 13:51

    Të gjithë futbollistët e Kombëtares së Kosovës zhvillojnë karrierë në kampionatet e ndryshme të Evropës dhe në klubet ku luajnë fitojnë para të majme.


    Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë dhe në të njejtën kohë është shumë fitimprurës për lojtarët. Ata që për 90 minuta u japin emocione pa fund tifozëve përfitojnë para të majme, njëjtë ndodhë edhe me lojtarët e Kombëtares së Kosovës, raporton Periskopi.

    Kombëtarja jonë ka yje si Milot Rashica, Valon Berisha, Arbër Zeneli, Aro Muric dhe Florent Hadërgjonaj që luajnë në kampionate të forta si Bundesliga, Serie A, Ligue 1 e Premier Ligë.

    Këta pesë lojtarët e përmendur më lartë janë edhe më të paguarit, derisa ‘milioneri’ i Kombëtares është Valon Berisha, ndërsa pas tij vjen ylli i ëerderit, Milot Rashica, shkruan Periskopi.

    Më poshtë i keni top 5 lojtarët më të paguar që luajnë për Kombëtaren e Kosovës. Në fotot e skrinshotuara mund ta shihni se sa fitojnë në javë dhe sa në vit, gjithashtu duhet kujtuar që rroga e shfaqur është neto dhe jo bruto.

    1. Valon Berisha edicionin e kaluar iu bashkua Lazios derisa me italianët ka një kontratë pesë-vjeçare ku përfiton 1.5 milion euro në vit. Ai është lojtari i tetë më i paguar te Lazio.

    2. Milot Rashica është pjesë e ëerder Bremenit dhe këtë edicion ai shkëlqeu me gola dhe asiste. Ylli nga Vushtrria ka kontratë deri katër-vjeçare me ëerderin, derisa përfiton mbi 1 milion e 57 mijë euro në vit. 22 vjeçari është lojtari i shtatë më i paguar në klub.

    3. Florent Hadërgjonaj është prurja më e re te Kombëtarja e Kosovës, derisa ai edicionin që shkoi luajti në Premier Ligë me Huddersfieldin, klub i cili më pas ra në Championship. Florenti ka një kontratë tre-vjeçare me klubin anglez dhe përfiton 658 mijë funte në vit. Ai është lojtari i 14-të më i paguar në klub.

    4. Arbër Zeneli në afatin kalimtar të janarit ndërroi klub dhe u transferua nga Heerenveen te Reims. Ylli kosovar nënshkroi kontratë pesë-vjeçare me francezët, derisa përfiton 482 mijë euro në vit. Ai është lojtari i katërt më i paguar në klub.

    5. Arijanet Muric portieri i Manchester Cityt që këtë edicion u shpall kampion në Premier Ligë ka një kontratë tre-vjeçare me ‘Qytetarët’, derisa përfiton 429 mijë funte në vit.

    Kujtojmë që kjo radhitje mund të ndryshojë në sezonin e ardhshëm pasi ekzistojnë mundësitë që lojtarët të ndërrojnë klube dhe të marrin kontrata të reja dhe më të vlefshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!