Tifozi i Liverpoolit, Macauley Negus, i cili ishte raportuar si i zhdukur pas finales së Ligës së Kampionëve në Madrid, është gjetur, njoftojnë mediat spanjolle.
Del se 23-vjeçari në fakt ishte arrestuar nga policia spanjolle rreth orës 2:00 të mëngjesit të dielën, pasi ishte përleshur me oficerët.
Policia spanjolle ka konfirmuar për mediat lokale se ai është mbajtur në paraburgim dhe ka shpjeguar se nuk kishte qenë në gjendje ta identifikojë atë menjëherë për shkak se kishte qenë i dehur.
Ai tani do të dalë para gjykatës në Madrid për dyshimet për sulm ndaj oficerëve policorë.
Një fotografi e tij ishte shpërndarë nëpër rrjetet sociale nga familja, e cila kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.