India është duke u përballur me një valë të të nxehtit.
Temperaturat në shumë pjesë kanë shkuar në mbi 45 gradë.
Temperatura në rajonin e Rajasthanit të dielën shkoi mbi 50 gradë.
Për shkak të temperaturave shumë të larta, rajoni i Pradeshit e ka shpallur rrezikun e kushteve të nxehtësisë së madhe.
Të dyja këto shtete dallohen për temperatura të larta gjatë verës.
Sidoqoftë, ky vit ka qenë i rëndë në këtë aspekt edhe për pjesët tjera të Indisë, shkruan BBC përcjellë Klan Kosova.
Temperaturat e larta i kanë goditur më së shumti personat e pastrehë dhe ata që janë të detyruar të punojnë në mjedis të hapur, siç janë shitësit e rrugës, policët e trafikut dhe vozitësit e karrocave. Në mesin e njerëzve të goditur nga vapa janë edhe shpërndarësit e ushqimit të restoranteve.
Së paku shtatë qytete dhe qyteza indiane janë në listën e 15 vendeve më të nxehta në botë.
Tetë vendet tjera janë në Pakistan, ku Jacobabadi me temperaturë prej 51 gradësh po cilësohet si vendi më i nxehtë në botë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.