Benjamin Kololli është lojtari i vetëm që po mungon në stërvitjen e së hënës te Kosova.


Të dielën Kosova mbajti stërvitjen e parë në mungesë të shtatë lojtarëve, ndërsa të hënën Bernard Challandes ka nisur stërvitjen vetëm në mungesë të Kolollit.

Bashkë me ekipin e përfaqësueses po stërviten edhe Armend Thaqi i Prishtinës e Festim Alidema i Llapit.

Reklamë

Gjatë kësaj seance, Challandes ka vendosur që të zhvillojë një ndeshje mes përfaqësueses të ndarë ne dy grupe.

Kosova më 7 qershor do të ndeshet me Malin e Zi, ndërsa tri ditë më vonë luan me Bullgarinë, në kualifikimet për Euro 2020.