Andy Ruiz Jr që befasoi gjithë botën me triumfin ndaj boksierit brtianik Anthony Joshua ka shprehur gatishmërinë për ta zhvilluar rimeçin.
Por boksieri meksikan ka bërë të ditur se ka një kusht për këtë, Kushti është që rimeçi i boksit mes tyre të zhvillohet në vendlindjen e tij në Meksikë, shkruan Reporteri.net.
Tashmë i mbetet Joshuas të vendos, por siç duket nuk ka rrugë tjetër përveç se ta pranon.
Kujtojmë se boksieri meksikan i dha fund shkëlqimi të boksierit britanik duke janë marrë të gjithë titujt që mbante dhe ishte i vetmi që e rrëzoi katër herë përtokë.
Pas fitores mahnitëse të Ruiz Jr, Joshua dhe promotori Eddie Hearn deklaruan synimin e tyre për të mbajtur një rimeç të menjëhershëm në Britani të Madhe, por tashmë kjo është e pamundur pasi kampioni i sapo kurorëzuar e ka bërë të qartë se do të lufton veç në Meksikë.
Ndryshe, Andy Ruiz Jr. është kampioni i ri botëror i peshave të rënda dhe meksikani i parë që shpallet kampion bote në këtë kategori. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.