Sulmuesi i Rizesporit, Vedat Muriqi, ka bërë të ditur se ka marrë oferta nga klube të njohura evropiane por edhe nga klube në Turqi.|
Ai në një konferencë për media në Prishtinë, pas stërvitjes së përfaqësueses së Kosovës, ka konfirmuar se ka marrë ofertë nga kubli francez Toulouse, ndërsa për tjerat ka thënë se akoma s’ka asgjë zyrtare.
“Pasi që është afati kalimtar dy muaj, s’kemi pse me u ngut. Është e vërtetë që kemi oferta nga klube të mëdha në Turqi, edhe në Evropë. Duhet të bisedojmë, e do të vendosim. Varet edhe nga klubi. Varet nga ofertat. Kemi marrë ofertë nga Touluse i Francës, ndërsa tjerat janë në letër, për ato që flitet. Deri sa nuk bëhen zyrtare s’është mirë të publikojmë tjerat”, ka pohuar ai, shkruan Reporteri.net.
Muriqi ka pohuar se ka kontratë edhe një vit me klubin.
“Nëse klubi aktual nuk do të më shet pasi kam edhe 1 vit kontratë, atëherë është e kot çfarë vendosi”, ka pohuar ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.