Nga festa në aksident. Mbrojtësi i Kukësit, Faton Xhemaili, pak orë pasi kishte festuar me ekipin në stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku skuadra verilindore fitoi Kupën e Shqipërisë, është gjendur në një situatë shumë të rrezikshme, por që për fat të mirë ka shpëtuar paq.
Sipas “Panorama Sport”, gjatë kthimit nga Elbasani, pikërisht në një prej rrethrrotullimeve afër një qendre tregtare, makina e drejtuar nga një i afërm i Xhemailit, ka dalë nga rruga dhe përplasur me një bordurë.
Automjeti është shkatërruar, ndërsa mësohet se Xhemaili ka thyer krahun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.