×
  • Sport
  • Sport

    Menaxheri i Tyson Furyt zbulon: Ky është shkaku i humbjes së Joshuas ndaj Ruiz

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 15:54

    Humbja e Anthony Joshuas ndaj Andy Ruiz Jr në fundjavë ka befasuar sportin e boksit.


    Ruiz tani është kampioni i ri botëror në peshat e rënda, pasi nokautoi britanikun, Joshua në raundin e shtatë, shkruan Reporteri.net

    Edhe pse dyshohet për meçin, promotori i njohur i Tyson Furyt, Frank Warren – ka një version tjetër të kësaj disfate të Anthonyt.

    Ai mendon se Joshua ka probleme të mëdha në mbrojtje dhe këtë e kishte vërejtur qysh në meçin e 2014-ës ndaj Dillian Whyte. Përveç kësaj Warren mendon se Joshua stërvitet nga trajner amator, madje ky i fundit nuk kishte idenë se çfarë i ndodhte Joshuas në meçin ndaj Ruiz.

    “Duhet thënë se shenjat paralajmëruese të asaj që ndodhi në Madison Square kanë qenë të dukshme disa kohë. Unë e kam ndjerë që nga lufta me Dillian Whyte, që Joshua asnjehrë nuk e ka përmirësuar mbrojtjen e tij si profesionist. Ai ka mbetur me trajner amator, isha shumë i befasuar me bisedën që ata e bënë mes raundeve. Unë jam i sigurt se Joshua do ta ketë një hetim dhe do t’iu përgjigjet shumë pyetjeve, i pari do të jetë trajneri i tij. Ai ka vazhduar të stërvitet me ekipin GB në Sheffield, nga ajo që kam dëgjuar atje ka vetëm amatorë”, ka thënë Warren.

    Joshua tani i ka humbur të gjithë titujt, por ai mund t’i rikthej nëse zyrtarizohet rematçi ndaj Ruizit, meç ky i cili ka gjasa të zhvillohet gjatë muajit nëntor të këtij viti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!