Arsim Gojani është gati për një aventurë jashtë vendit. Trajneri gjakovar ka marrë një propozim interesant nga klubi gjerman, Darmstadt.

Shqetësimi i vetëm për Gojanin është viza. Ai pret që të pajiset me vizë para muajit gusht.

“Kam marrë një propozim interesant nga klubi gjerman Darmstadt mirëpo nuk e di ende a do të realizohet për shkak të vizës”, deklaroi Gojani për Gazetën Olle.

Reklamë

“Nëse Ambasada e Gjermanisë më konfirmon terminin para muajit gusht, atëherë jam shumë optimist që do të shkojë atje”, vazhdoi ai.

Prej largimit nga Vëllaznimi, Gojani nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre tjetër, ani pse ka pasur disa oferta.

Pas punës së mirë në klubin kuqezi, tifozët gjakovarë kanë kërkuar në disa raste rikthimin e tij në krye të shtabit teknik.

Gojani konsiderohet mes trajnerëve më perspektiv në vend.

Reklamë