Tifozi i Kosovës që jeton në mërgim, Adi Sylqevci, ka treguar se ka zemër të madhe dhe është i gatshëm të bëjë shumë për vendin e tij.


Sipas faqes “Fansat e Futbollit Kosovar”, ai ka paguar të gjitha shpenzimet për një autobus me tifozë për të shkuar në Bullgari, shkruan Reporteri.net.

Nisja e këtij busi do të bëhet më 9 qershor në ora 09:00, nga qyteti i Gjilani dhe do të kalojë nëpër Prishtinë e Ferizaj.

Reklamë

Mirëpo, faqja e tifozëve ka sqaruar se në këtë udhëtim mund të nisen vetëm ata që kanë viza ose paraporta të vendeve të BE-së.

Ndryshe, Kosova ndeshet këtë të premtë luan ndeshjen kundër Malit të Zi, ndërkaq pak ditë pas e luan ndeshjen kundër Bullgarisë./Reporteri.net