×
  • Show Time
  • Show Time

    Adrola Dushi pyetet sërish nëse është në lidhje me Capital T, kjo është përgjigja e saj

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 10:48

    Prej disa kohësh, dyshja e njohur Adrola Dushi dhe Capital T po përfliten për një romancë dashurie.


    Modelja së fundmi ka dhënë një intervistë për Revista Class, ku nuk kishte si të mungonte një pyetje në lidhje me thashethemet që qarkullojnë lart e poshtë.

    E pyetur se a ka një Kapo që për momentin ia ka marrë vëmendjen më shumë gjatë kësaj kohe apo ia ka prishur planet, ajo zgjodhi t’i shmangej me lezet duke mos iu referuar Capital T.

    Ish-Missi Shqiptar tregoi se ‘Kapo’ i vetëm i jetës së saj është djali i saj, Troi.

    “Troi është ‘Kapo’ i vetëm i jetës sime, pasi është i vetmi njeri që më çon në qiell dhe më zbret në tokë brenda një sekonde. Ai është i vetmi që i komandon dhe i prish planet e mia. E kam thënë edhe herë të tjera që pa të, jeta ime nuk do kishte kuptim. Është “problemi” më i bukur i jetës sime, por me asgjë tjetër në botë nuk do ta ndryshoja. i them shpesh: “Po të mos ishe ti, nuk do isha as unë” dhe ai më përgjigjet: ‘E di, o maa’”.

    “Unë e di që ai nuk e kupton dot çfarë do të thotë kjo tani, por duke e dëgjuar shpesh, do ta mbajë mend dhe, me siguri, do ta vlerësojë kur të jetë më i rritur”, është shprehur Adrola duke konfuzuar që të gjithë fansat me këtë deklaratë.

     

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Capital T (@truekapo)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!