Ditët e fundit në rrjet është bërë virale një fotografi e pjesës së brendshme të një aeroplani që u largua nga Kabuli. Bëhet fjalë për aeroplanin ushtarak amerikan US Air Force C-17, i cili fluturoi nga Kabuli të dielën.
Siç u raportua, 640 persona ishin të grumbulluar në aeroplan, shumë herë më shumë se sa pritej, kjo pasi aeroplani në fjalë thuhet se është i projektuar të mbartë vetëm 150 persona.
Mirëpo, afganët po largohen për shkak të talebanëve, të cilët po përparojnë me shpejtësi dhe po marrin pushtetin në të gjithë vendin, edhe këtë aeroplan shumë prej tyre e kanë parë si një zgjidhje.
Lidhur me këtë, kanë reaguar edhe shumë figura të njohura shqiptare. Më i fundit është reperi Capital T, duke kujtuar atë që ndodhi gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.
“Më kujton dikë 22 vjet më parë”, ka shkruar Kapo në një postim në InstaStory.
“Historia që harrohet, përsëritet”, vazhdon më tej ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.