Ngjarjet e ditëve të fundit në Afganistan kanë bërë që të reagojë edhe Dafina Zeqiri.


Këngëtarja ka publikuar një fotografi të një vajze afgane e cila në një video që po qarkullon në rrjete sociale thotë se jeta e saj po shkatërrohet dhe se gratë në vendin e saj, me ardhjen e talebanëve “do të vdesin ngadalë, në histori”, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Zeqiri ka shkruar se duhet të lutemi për të mirën e njëri-tjetrit.

Reklamë

“Lutem për ty”, shkruan këngëtarja.

Theksojmë se në mesin e shumë njerëzve në Afganistan, MPJD-ja ka njoftuar se dy shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani përderisa me dy të tjerë po vazhdon kontakti i drejtpërdrejt në mënyrë që tu ofrohet ndihmë deri në largimin e tyre.

/Reporteri.net/