×
  • Show Time
  • Show Time

    “Big Brother Albania VIP” po fillon! Zbulohet moderatorja që do ta drejtojë këtë edicion

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 17:31

    Ka disa muaj që po përflitet se kush do të drejtojë “Big Brother Albnia VIP”, edicionin e parë.

    E tanimë ky edicion i parë ka një drejtues e është Arbana Osmani.

    Këtë e ka bërë të ditur vet moderatorja përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Instagram, ku ka treguar se në muajin prill drejtuesit e Top Channel i kërkuan që ajo të moderatonte këtë emision, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Gjithashtu moderatorja ka zbuluar se ky edicioni i parë i Big Brother Albania VIP do të filloj në muajin tetor.

    Shkrimi i saj i plotë:

    13 vite më parë, kur isha vetëm 25 vjeç, Tani më besoi drejtimin e spektaklit që do të gozhdonte shqiptarët para ekranit për gati një dekadë. Dita kur në celularin tim ka ardhur mesazhi i tij “Urime për Big brother” ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime, e megjithatë kurrë nuk ma kishte marrë mendja që “Big brother” do identifikohej aq shumë me mua dhe unë me të sa që me kalimin e viteve mu bë si mbiemër:) Kur në prill të këtij viti drejtuesit e Top Channel më kërkuan drejtimin e formatit pikërisht sepse “nuk ka asnje kuptim nëse nuk je ti” gëzova njësoj si para 13 viteve, por nuk doja ta ndaja me ju pa filluar puna. Që atëherë, bashkë me një skuadër fantastike kemi punuar dhe po punojmë çdo ditë për të risjellë në sezonin e ri në ekranin e Top Channel programin që prisni prej 4 vitesh. Me besimin që do te jetë një edicion i paharrueshëm, emocionues, drithërues e dinjitoz, siç e meriton. Shihemi në tetor, me Big Brother Vip

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!