Një pjesë e madhe e figurave publike të estradës janë vaksinuar, ndërsa gjithë kohës po u bëjnë thirrje qytetarëve që ta bëjnë edhe ata një gjë të tillë për të mos çuar vendin në mbyllje sërish.
Ndonëse ka një pjesë goxha të mirë që ende vazhdojnë të mos besojnë në virus, e kjo ka shtyer edhe më shumë që figurat publike të japin mesazhe ndërgjegjësuese rreth vaksinimit, krahas thirrjeve të shumta të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Një pjesë e madhe e estradës shfrytëzuan edhe rrjetet e tyre sociale, ku publikuan fotografi gjatë momentit të vaksinimit.
Madje, ka një javë që është nisur edhe kampanja për vaksinim, ku në të janë përfshirë yjet e estradës, për të dhënë mesazhe e bërë thirrje për t’u vaksinuar.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.