Pak çaste më parë Policia e Kosovës doli me njoftim se është në kërkim të Rinor Hykollit, menaxherit të këngëtares Tayna.


I njëjti po akuzohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Njoftimi i plotë:

Reklamë

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë.

Por, ndonëse Policia po e kërkon ngado, menaxheri Rinor Hykolli sonte do të shfaqet në TV për të dhënë intervistë “live” në emisionin “Natë vere” në T7.

/Reporteri.net/

Reklamë