×
  • Show Time
  • Show Time

    Vrasja në ish-Bllok, Apeli lë të lirë Ervis Martinajn

    Reporteri
    05 Qershor 2019 | 12:22

    Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë garanci pasurorë, për Ervis Martinajn, një nga protagonistët e vrasjes në ish-bllok ndodhur më 4 tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar masën arrest me burg.


    Martinaj u la i lirë kundrejt garancisë pasurore prej 5 milion lekësh.

    Mbrëmjen e 4 Tetorit 2018, në lokalin “Monopol” në ish-Bllok humbi jetën i riu Fabiol Gaxha, ndërsa të plagosur mbetën shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

    Përveç hetimeve për akuzën e ” Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në ngjarjen e ndodhur brenda lokalit “Monopol” ndaj Martinajt është hapur hetim dhe për pastrimite produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”.

    36 vjeçari Ervis Martinaj ishte një emër i njohur për policinë. Ai ishte dënuar me 1. 4 vite burg me akuzën e moskallëzimit të krimit mbi vrasje e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015.

    Ngjarja pati ndodhur në zonën e Linzës në Tiranë dhe vrasja u krye pas një debati për çështje banale.

    Ndërkaq Martinaj është përmendur prej prokurorisë dhe në çështjen “Shullazi”, ku është thënë se i ka ofruar shuma parash biznesmenit Ylvi Beqaj për të mos folur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!