Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se sot doli në terren për ta parë se si ta përshtatë sheshin për festat e fundvitit.

Ai u ankua se po të mos kishin qenë bllokadat e shkaktuara nga pushteti qendror, sheshi “Xhorxh Bush” do të kishte qenë i përfunduar.

“Sidoqoftë, bllokadat e tyre nuk kanë me i penalizu qytetarët. Prandaj, sot dola në terren bashkë me drejtorët e Komunës, me pa nga afër qysh me e përshtatë sheshin për festat e fundvitit”, shkroi ai.

Reklamë