Aryana Sayeed, një nga artistet më të famshme të Afganistanit, ka ikur nga vendi pasi talebanët morën nën kontroll Afganistanin, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net
Sayeed e cila ka 1.3 milionë ndjekës në Instagram ka ndarë fotografi nga largimi i saj nga vendi. E njëjta prej vitesh ka marrë kërcënime nga njerëz që besojnë se muzika, pamja dhe shfaqjet e saj janë fyerje ndaj kulturës afgane.
Këngëtarja ndau në Instagram një imazh ku shihet një avion ushtarak amerikan së bashku me të evakuuarit e tjerë.
Në mbishkrim, ajo falënderoi dashamirët dhe duke shpresuar se në vendin e saj do të ndalen vuajtjet, gjakderdhja si dhe sulmet vetëvrasëse pas marrjes nën kontroll të talebanëve.
“Unë jam mirë dhe gjallë dhe pas netëve të rënda, kam arritur në Doha, Katar dhe jam duke pritur fluturimin tim përfundimtar për në shtëpi, në Stamboll”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram
Reklamë
Në vitin 2020, Sayeed foli për BBC për kërcënimet me të cilat ishte përballur, përfshirë kërcënime që kishte marrë nga talebanët. /Reporteri.net