Aktorja kryesore e filmit njoftoi për suksesin e ri të filmit.
Yllka Gashi, përmes një postimi në Instagram tha se ‘Zgjoi’ është përzgjedhur për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary.
Ndër të tjera, ajo tregoi edhe datat e shfaqjes së filmit dhe në cilat vende.
Postimi i plotë:
Filmi ynë ‘Hive’ është përzgjedhur për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary në seksionin “Horizontet” – (një përzgjedhje e filmave bashkëkohorë më të shquar). Datat e shfaqjes:
a) Kinema Pupp – Salla 1P3 – 20/08 E Premte 16:00,
b) Salla e Kongreseve 436 23/08 E Hënë 22:00,
c) Kinema B, Salla 651 25/08 E Mërkurë 09:00,
d) Teatri Husovka – Salla7H3 26/08 E Enjte, 16:30)
Kujtojmë se, Festivali ne Karlovy Vary eshte ngjarja me prestigjioze ne lidhje me filma në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe çdo vit shfaqen me shume se 180 filma me metrazh të gjatë dhe dhjetëra filma artistik me metrazh të shkurtër.
Ndryshe, filmi ‘Zgjoi’ ka arritur të fitoi tri çmime në festivalin e filmit ‘Sundance Film Festival’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.